Qeveria ndryshon ligjin e nëpunësit, bien barrierat, kur të heqin merr 3 rroga
Ligji për statusin e nëpunësit civil i miratuar me konsensus në 2o13 është ndryshuar me vendim qeverie. Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe shfuqizoi Aktin Normativ të Qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën draftin me 16 amendime, por 2 nenet më të rëndësishme lidhen me shkarkimet nga puna.Në projektligjin e ri bien barrierat për largimet nga puna, siç janë rastet e ristrukturimit apo mbylljes së institucioneve.Neni 50 i ligjit me ndryshimet e propozuara ne projektligj parashikon se në rastet e mbylljes apo ristrukturimit të institucioneve, kur nuk është e mundur transferimi i nëpunësit në një tjetër pozicion ekuivalent, ai lirohet nga shërbimi duke marrë 1 deri në 3 paga dëmshpërblim, sipas vjetërsisë në punë.Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij projektligji dhe që prek një nga garancitë e tjera për ruajtjen e administratës nga rekrutimet pa kriter është edhe ai që ndryshon nenin që ndalon nisjen e proçedurave për punësime 3 muaj para hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Nëpunësit Civil. Kjo pikë shfuqizohet dhe përcaktohet që proçedurat për emërimet bëhen sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër të vitit 1999.Sipas ndryshimeve të miratuara nga qeveria, afatet e hyrjes në fuqi të ligjit nuk ndryshojnë nga ato që përcaktonte akti normativ që gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Neni 71 i ligjit përcakotn se ai hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe fillon efektet 6 muaj pas hyrjes në fuqi.Projektligji do të kalojë për diskutim në Komisionet parlamentare për të kaluar me pas në Kuvend, ku kërkon sërish vota me shumicë të cilësuar për tu miratuar.Ashtu si dhe në vendimin e Kushtetueses, përcaktohet se ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ligji i ri i nëpunësit civil u miratua me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare më 30 maj 2013.