Protesta masive edhe në Durrës, drejtuesit e mjeteve: Qeveria po na falimenton

E ndezur dhe kaotike mbetet situata edhe në Durrës, ku drejtuesit e automjeteve 8+1 që operojnë në linjën Tiranë-Durrës, kanë ndalur aktivitetin e tyre në shenje proteste.Sipas tyre vendimi i qeverisë po i çon drejt falimentimit dhe rrënimit të ekonomive të tyre familjare.Për këta drejtues kthimi bosh nga Tirana do te thote kosto ekonomike, duke i shtuar ketu dhe taksat apo gjobat.Këta drejtues automjetesh shprehen të vendosur për të vijuar me protestat, ashtu si në disa qytete të vendit, duke kërkuar nga qeveria rishikim të vendimit dhe tërheqjen e tij.