Merkel udhëheqësja absolute e CDU-së, rimadatohet për të shtatën herë

Me rezultatin më të mirë të karrierës së saj, Angela Merkel është zgjedhur këtë të martë për herë të shtatë si udhëheqëse e CDU-së.Mediat gjermane e kanë cilësuar spektakolar rezultatin, si më të mirin e të gjithë kohrave, me 97.94 për qind të votave.Kështu kancelarja gjermane mbetet udhëheqësja absolute e kristan-demokratëve dhe këtë e tregoi së fundmi edhe pritja që iu rezervua në Hanover ku njoftoi rikandidimin e saj për postin e kryetares së CDU-së.Për tetë minuta me radhë nga hyrja e Angela Merkel në sallë, të pranishmit duartrokitën dhe brohoritën emrin e saj në shenjë mbështetjeje për politikat e ndjekura deri më tani.Ndërsa Merkel njoftoi rikandidimin e saj në krye të kristian-demokratëve, të gjitha sondazhet dhe opinionet e analistëve politikë gjermanë patën parashikuar, thuajse të sigurtë rimandatimin në krye të CDU-së për herë të shtatë me radhë të Merkel.Duartrokitja për 8 minuta është edhe një tjetër rekord personal i Merkel, e cila në të njëjtin Kongres të zhvilluar vitin e kaluar, u “mikprit” për 6 minuta, 2 minuta më pak se sivjet.