Rusia nën "pushtetin e borës", paralizohet trafiku në Moskë
Qytetarët e Rusisë, vendi i njohur për temperatura të acarta dhe borës, janë habitur nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, që kanë paralizuar trafikun në qytetet e mëdha dhe është shkaktuar kaos në aeroporte.Në rajonet lindore të Rusisë, bora u përcoll me erëra të forta.Trafiku rrugor në rajonet e Lindjes së Largët dhe rajonet detare u pezullua për shkak të dëborës dhe akullit. Në Moskë, dëbora e madhe ka zvarritur trafikun deri të martën në mëngjes.Zyrtarët e qytetit paralajmëruan se situata nuk do të përmirësohet, sidomos jo gjatë orëve të trafikut të dendur. Aeroportet nga Moska në Vladivostok raportuan për vonesa dhe anulim fluturimesh.Moti jashtëzakonisht i rëndë nuk u pa si shfajësim për ministrat që u vonuan në një takim me kryeministrin Dmitri Medvedev. Medvedev i qortoi ata për ngadalësi, duke vënë në dukje se përfaqësuesit e bizneseve kishin arritur me kohë.