Mbyllet kopështi "somalez" në Lezhë, tmerri të cilin fëmijët e përjetonin çdo ditë
Ky kopesht me 250 femije eshte mbyllur nga inspektoret e higjenes. Deportimi i brejtesve brenda ambjenteve te kopeshtit “Beselidhja”, ka vene ne alarm Drejtorine e Shendetit Publik ne Lezhe.Inspektimet e kryera ne ambjentet e ketij kopeshti kane identifikuar problematiken. Mbyllja eshte shmangia e perkeqësimit te situates, por kerkohet qe te nderhyhet per izolimin e dritareve, dyerve dhe mbylljen e pusetave prane ketij kopeshti.Per inspektorin e higjenes ne Drejtorine e Shendetit Publik, David Malshi, situata paraqitet e veshtire, nderkohe qe ben me dije se problemet jane prezente edhe ne institucionet e tjera parashkollore.Nenkryetari i Bashkise Lezhe, Pashk Smaçi, shprehet se ky institucion ka qene ne dijeni te problemeve, ndersa e sheh zgjidhjen tek ndertimi i nje kopeshti te ri.Drejtoria e Shendetit Publik pretendon se ky kopesht do ti rikthehet normalitetit brenda nje kohe te shkurter, por per Bashkine Lezhe keto punime kerkojne kohen e tyre, ndaj nuk ka siguri se kur ambjentet e tij do te jene gati per 250 vogelushe.