Përmeti dhe resurset e tij natyrore, dyfishohen turistët, edhe nga Afrika e largët
E vendosur në një pozicion të lakmueshëm gjeografik në Jug të Shqipërisë, mes një natyre ende të virgjër dhe përgjithësisht të pacënuar nga dora e njeriut, zona e Përmetit po kthehet përditë e më shumë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve.Përfaqësuesja e qendrës multifunksionale në Përmet, Eneida Nini ,thotë se në krahasim më një vit më parë numri i turistëve ka shenuar një rritje prej gati 50%. Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë Përmetin janë nga Gjermania dhe Franca, por nuk mungojnë edhe turistë austriakë, hollandezë, spanjollë apo ata nga Izraeli.Përfshirja ne projektin qe po hartohet te banorëve te fshatrave te cilat njihen per prodhimin e produkteve të ndryshme të artizanatit dhe kulinarisë, jo vetëm shikohet si një ofertë e mirë turistike, por pritet te ndikoje dhe ne zhvillimin e ekonomise ne keto zona.Përmeti po rreshtohet krahas qyteteve të tjera shqiptare me potencial të dukshëm turistik. Në rrugën për të vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës, ndalesa e rradhës nuk mund të mos jetë kjo zonë e bukur me pasuri të shumta natyrore.Përmeti vazhdon të mbetet treva më konservatore e vendit përsa i përket ruajtjes së traditave, kulinarisë, ekosistemit dhe vetë natyrës.