PS i përgjigjet akuzave për rrugët: Mungesa e standardeve, përgjegjësi e Berishës
Aksidentet tragjike me pasoje jete njerezish, jane perkthyer në akuza dhe kundërakuza mes mazhorances dhe opozites, persa i perket investimeve dhe cilesise se tyre ne infrastrukturen rrugore. Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, tha se rruget jane bere pa standarte dhe paratë e shqiptarëve jane harxhuar për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh.“Edhe pse çdo ditë e më shumë shqiptarët po vuajnë e vajtojnë tragjeditë e rrugëve të prishura, gjithashtu po kuptojnë se sa të rëndësishme janë standardet dhe siguria në ndërtimin e rrugëve po shohin pushtetarët e deri djeshëm të sulmojnë Kryeministrin pse inspekton kantieret e hapura në Shqipëri.Sipas tyre këto janë punët e Saliut dhe qeveria nuk duhet të merret me to. Sa mirë do ishte sikur Qeveria dhe Kryeministri ti kishin gjetur të bitisura rrugët e nisura; sikur të mos kishin gjetur malin me borxhe që i mbante bllokuar të gjitha rrugët e lëna rrugëve; sikur të paktën projektet të ishin bërë me standarte europiane dhe paratë e shqiptarëve të mos ishin bërë rrush e kumbulla për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh e ndotjeje kështu siç i lanë.Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës. Dhe jo vetëm duhet të shkojnë nëpër kantiere, po mundësisht në çdo kantier dhe mundësisht edhe më shpesh. Sepse është një kulturë e tërë pune me rrugët që duhet ndryshuar” tha ai.Sipas Klosit, fatkeqësisht qeveria duhet të merret në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastruktures, por dhe persa i perket respektimit te kontratave me kompanite ndertuese. Ketu ai nuk la pa sulmuar dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.“Duhet imponuar respektimi i afateve.Duhet ngritur në këmbë e gjithë sinjalistika rrugore që kaq shumë na mungon. Dhe në fund të fundit duhet forcuar përditë partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë.Mjafton të shohësh Rrugën e Elbasanit në dalje të Tiranës, kryeqytetit të braktisur nga kryebashkiaku i strehuar tek Shqupi. I cili iu përbetua qytetarëve se s’do merrej me politikë po me qytetin dhe jo vetëm nuk e mbajti premtimin e tij madhor asnjë ditë, po i ra me top bashkisë për tu bërë topi i Saliut në parti.E pra a mund të pranoje kush të dëgjojë akoma me seriozitet këta njerëz që e lanë atë arterie kryesore të Tiranës gati dy vjet gërmadhe e tani thonë mos e prekni se e kemi bërë ne?Askush s’mund ti marrë seriozisht. Njerëz të dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara”përfundoi Klosi.Akuzat e Klosit për rrugët, reagon PD: Përdorni tragjeditë për të sulmuar opozitënI menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, e cila në një deklaratë për mediat shprehet se kreu i PS-së nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin, me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.“Për turpin e tij, kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike. Për faqen e tij të zezë e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën e Bashkinë. Ish- kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale. Nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës” thekson PD në deklaratën e saj.