Digjet shtëpia në Shkodër, bllokohet oxhaku, dëme të konsiderueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2014, 13:15
Një apartament në katin e tretë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Xhabije”, ku për pasojë njëra nga dhomat e apartamentit është djegur pjesërisht teksa ka marrë flakë për shkak të bllokimit te oxhakut.
Në momentin e ngjarjes në apartament gjendeshin edhe personat që banonin në të, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilët bënë të mudnur dhe shuarjen e zjarrit.