Konsensusi për nëpunësin? Basha: Antikushtetues, të zbatohet vendimi i gjykatës

Ne vend qe mazhoranca te hedhë bazat per konsensus, ajo po punon ne kah te kundert. Ne kete përfundim ka dalë kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, i cili moszbatimin nga ana e mazhorances te vendimit te Gjykates Kushtetuese per aktin normativ të ligjit për nëpunësin civil, e lexon si goditje tjeter te konsensusit dhe kembane alarmi per shtetin ligjor.“Këtë javë Kushtetuesja zbardhi vendimin për nëpunësin civil. Me këtë vendim Kushtetuesja theksoi se qeveria me aktin normativ u gjet në një terren antiligjilor. Ne e paralajmëruam pikësëpari se do godiste konsensusin mes palëve, në këtë mënyrë rrezikoi klimën politike, gjë që solli edhe shtyrjen e statusit kandidat. Qeveria ndërmori hapa antikushtetutes për tu hapur rrugë shkarkime të paligjshme në administratën publike, nuk e kam fjalën për emërimet politike këtu, por për spastrime të profesionistëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë me dhe pa konkurse farsë. Vendimi është zbardhur, qeveria mori aktin antikushtues, Kuvendi e sanksionoi po në mënyrë antikushtuese, Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm, që do të thotë që prej 1 tetorit ky ligj ka shtrirë efektet e tij. Në këtë trajektore normale të ligjit, na del dhe Maliqi. Qeveria është kapur në flagrancë në shkelje të Kushtetutës, është kapur me një send, por refuzon ta dorëzojë. Do të negociojë për diçka që është antikushtetuese, kjo është absurde. Vendimi i gjykatës Kushtetuese është i qartë, ai zbatohet, nuk negociohet me askënd” deklaroi kreu i PD-së Basha.E si rrjedhoje, kjo situate e zbeh akoma me tej dhe mundesine qe opozita te japë konsensus mbi reformen administrative territoriale.“Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik, moral. Rivendosja është parimi nga nuk mund të iket. Bëhet fjalë për një reformë që do prekë thellë realitetin e qytetarëve shqiptarë, realitetin elektoral dhe decentralizimin. Ne nuk i ikim qëndrimit tonë. Kemi një mazhorancë që flet me gojën me arra, thotë njëmijë gjëra, por konsensusin se përmend. Konsensusi nuk është formulë e panjohur, nuk mund të zëvendësohet me asnjë pseudoformulë. Mazhoranca bën mirë që energjitë e saj ti fokusojë tek kërkesa e opozitës. Besimi mes palëve nuk është përmirësuar por është zgjeruar. U kapën në shkelje nga Kushtetutesja, në vend të reflektojnë vazhdojnë me pretendimet absurde për të dhunuar konsensusin e 30 majit.Nëse ka vend për të diskutuar për konsensusin, mazhoranca ka faktuar edhe njëherë se është e vendosur jo vetëm të mos ofrojë konsensus, por ta shkelmojë atë. Qëndrimi ynë është i qartë, vendimi i gjykatës kushtetuese të zbatohet. Vetëm zbatimi i saj mund të japin garancinë se kjo mazhorancë të paktën kur kapet në flagrancë në shkelje të Kushtetutës është në gjendje të reflektojë, e kundërta ëhstë një këmbanë e madhe alarmi” tha Basha.Basha zgjodhi nje bashkebisedim me gazetaret per te bere nje permbledhje mbi zhvillimet e rendesishme te javes , ku nder te tjera voten pro ngritjes komisionit hetimor mbi ligjshmërine e lëvizjeve ne polici, e cileson jo si konsensus por si terheqje te mazhorances para Kushtetutes.“Ngritja e komisionit hetimor për policinë është fitore e një beteje parlamentare të opozitës dhe PD. Ne kemi denoncuar gjatë gjithë këtyre muajve paligjshmëritë, vendimet që bien ndesh me mirëqeverisjen dhe riprezantimin me strukturat e policisë së shtetit të personave me preçedent kriminalë. Opozita dhe PD nuk e nisën betejën as për koka turku dhe as për të bërë demoagogji. Kur mazhoranca që ka përgjegjësi për rendin dhe sigurinë u përgjigjet me demagogji, është roli i opozitës të vërë mekanizmat e duhur në punë për të kthyer ligjshmërinë në policinë e shtetit. Jam i bindur se komisioni do të bëjë pikërisht këtë gjë përmes një hetimi profesional. Në demokraci çdo nocion ka vendin e vet, nuk ka vend në miratimin sipas Kushtetuës, konsensusi duhet bërë, jo përfolur. Në rastin e komisionit hetimor opozita u ndesh pikërisht në konferencën e kryetarëve në refuzimin e mazhorancës. E çoi më tej në parlament në 13 orë diskutime të ashpra për një të drejtë kushtetuese. Përballë fakteve ,qëndrimeve tona dhe qëndrimeve të ndërkombëtarëve, mazhoranca u tërhoq. Presim që puna në komision të nisë menjëherë, situata vazhdon të jetë emergjente si në sigurinë rrugore ashtu dhe në ngjarjet kriminale. Shpresojmë që edhe anëtarët e mazhorancës do ti përvishen me seriozitet punës së madhe që na pret” u shpreh ai.I pyetur se nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale lokale të 2015 nëse nuk arrihet konsensusi për reformë territoriale, Basha tha se çdo vendim do të merret në bazë të një analize të gjerë duke parë edhe lëvizjet e qeverisë. Ndërsa vendimin e kësaj të fundit për riformatimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Basha e cilësoi si shtrirje të kllapave të pushtetit për zaptimin e institucioneve të pavarura.“PD do të shqytorjnë hap pas hapi me të gjitha vendimet, me mënyrën se si kjo mazhorëncë po shkel dhe shkelom, ligjet, kushtetuteën, institucionet e pavarura dhe shqetësimet tona bëhen me akute dhe në rritje në çdo moment.Vendimi i qeverisë për riformatimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, është një hap tjetër i fundit për të goditur institucionet e pavarura. Kjo mazhorancë shikon si e si të shtrijë kllapat e saj të pushtetit edhe në institucionet e pavarura, aty ku nuk ka mandat. Kjo është përdorur në të kaluarën e është rikthyer nga Rama dhe vartësit të tij”, tha Basha.