800 kg drogë drejt Greqisë, në pranga 2 skafistë, organizatori i trafikut në kërkim

Policia greke zbardh emrat e shqiptarëve të arrestuar pas kapjes së skafit me drogë në Igumenicë ditën e djeshme. Sipas policisë helene në pranga kanë rënë shtetasit Robert Gerdhurqi, Asllan Brata nga Kruja dhe dy skafistë grekë, ndërsa është shpallur në kërkim skafisti me iniciale XH. T., 35 vjeç nga Saranda, i cili mendohet se është edhe organizatori i trafikut të drogës.Sasia e drogës prej 800 kg, u kap në orët e para të mëngjesit të së shtunës në brigjet greke të Igumenicës, në një operacion të nisur prej Kanalit të Korfuzit.Policia greke ka ndjekur një mjet lundrues, skaf që po vinte nga Shqipëria me destinacion ujërat greke. Skafi ka arritur në plazhin e Pargës në Igumenicë, prej të cilit kanë zbritur 4 persona.Të njoftuar më parë për operacionin, oficerët e antidrogës së Igumenicës kanë ndërhyrë në momentin që 4 personat po shkarkonin disa çanta në breg. Pa rezistencë është arritur të kryhet ndalimi i tyre.Ndërkohë, në skaf janë gjetur dhe sekuestruar 19 canta të zeza sportive të mbushura me lëndë narkotike. Sipas policisë, nga peshimi sasia rezulton në 800 kg marijuanë.