Tentativë grabitje në Vlorë, ndeshën në rezistencë, largohen dy autorët

Maskat kanë prishur qetësinë e qytetit bregdetar të Vlorës mbrëmjen e sotme. Dy persona të armatosur dhe me maska kanë tentuar të grabisin një dyqan telefonash,ne afersi te zyres se punes ne lagjen “29 nentori”. Plani i grabitësve nuk ka shkuar siç duhet, pasi kanë hasur në rezistencë të fortë nga pronari i biznesit.Të gjendur përballë kësaj situate, ata kanë ndërprerë planin e grabitjes duke u tërhequr, kjo dhe nga frika e policisë, pasi vlen të theksohet fakti se pas ngjarjeve të rënda në këtë qytet patrullat e policisë vazhdojnë të jenë prezente në rrugët e qytetit.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, të cilët kanë marrë dhe dëshminë e pronarit të dyqanit. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.