"Dorëzohet" rektori i Prishtinës, Ahmet Gashi jep dorëheqjen pas protestave

Studentët protestues të Universitetit të Prishtinës kanë triumfuar në ditën e tyre të dhjetë të protestave, pasi rektori i universitetit "Hasan Prishtina" Ibrahim Gashi, ka firmosur dorëheqjen duke plotësuar kërkesën e qindra studentëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile për largimin e tij nga posti më i lartë drejtues i universitetit.Lajmi është publikuar në të gjitha mediat kosovare, ndërsa bëhet me dije se në momentin e dorëheqjes, në ambientet e universitetit është mbajtur një mbledhje urgjente ku Ibrahim Gashi, tashmë ish-rektor i universitetit ka komunikuar vendimin e tij për largim të menjëhershëm nga posti i rektorit dhe plotësimin kështu të kërkesës së studentëve protestues, të cilët me të gjitha mjetet e mundshme prej 10 ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij.Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka pranuar dorëheqjen e Ibrahim Gashit nga posti i Rektori të Universitetit të Prishtinës.Njëherësh, Këshilli ka emëruar Naser Sahitin ushtrues të detyrës së Rektorit. Organi qeverisës i UP'së ka paralajmëruar se zgjedhja e Rektorit të ri do të bëhet sipas procedurave të rregullta që parashihen me Statut.Ushtruesi i detyrës së rektorit, Prof. Dr. Naser Sahiti, është edhe prorektor për buxhet dhe financa. Po ashtu, Këshilli ka njoftuar se prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.Këshilli Drejtues i UP-së ka vlerësuar aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme.Por një ndër kërkesat e tjera të studentëve është edhe depolizitimi i universitetit dhe plotësimi i kushteve në konvikte. Dorëheqja e Gashit vjen pak orë pas reagimit zyrtar te Presidentes se vendit Atifete Jahjaga, e cila kerkoi ndalimin e dhunës dhe një zgjidhje sa më të shpejtë të ngërçit që përfshiu Universitetin.Protestat e mbajtura përpara dyerve të rektoratit kishin si motiv publikimin e disa materialeve akademike të rektorit në një revistë indiane, punimet shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si kontribut për promovimin e tij akademik.Protestat që në fillim nisën paqësore, në ditët e fundit u përfshinë në skenare dhune, ku më shumë se 70 protestues e policë kanë mbetur të plagosur e shumë të tjerë janë arrestuar.Ja letra e dorëheqjes së rektorit të UP-së:Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues,Duke qenë së situata në Universitetin e Prishtinës, kjo edhe si pasojë e zhvillimeve jashtë tij, është ndërlikuar tej mase, dhe me qëllim të normalizimi të saj, ju paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave tëparapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet.I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorëte mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate,ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.Me respekt,Prof.dr.Ibrahim Gashi- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/ekskluziveja-letra-e-doreheqjes-se-rektorit-te-up-se-10385/#sthash.UetjrOYY.dpuf