Bushati në Katar, takime me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Agjencitë e Investimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2014, 08:40
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Dr. KhaledBin Mohammed Al Attiyah, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u nis te shtunen për një vizitë pune në Doha.Gjatë qëndrimit në Katar, përveç takimit me homologun AlAttiyah, Ministri shqiptar do të zhvillojë takime me Kryeministrin e vendit, Sheikun Abdullah bin Nasser binKhalifa Al Thani, Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Katarit, Z.Muhamed bin Mubarak Al Khulaifi, si dhe me autoritete të tjera të larta.Pjesë e veçantë e agjendës së vizitës së Ministrit Bushati në Doha janë edhe takimet me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Katarit dhe Agjencitë e Investimeve në vend.