Reshjet shënojnë probleme Durrës, rrëshket dheu pranë Kodrës Vilë

Rreshjet e fundit te shiut dhe situata meteorologjike ne pergjithesi eshte shoqeruar me probleme ne qytetin bregdetar te Durresit.Nje nga zonat me emergjente persa i perket struktures argjilore, ajo e Kodres Vile, ka shfaqur shenjat e para te rreshqitjes se dherave qe me intensifikimin e rreshjeve mund te sjellin pasoja me te renda.Mungesa e investimeve per gjelberimin e kesaj kodre si dhe persa i perket strukturave mbrojtese te saj, mund te sjellin situata te paparashikueshme ne nje prej rrugeve te rendesishme turistike te qytetit.Fenomeni i rreshqitjes se dherave eshte me evident veçanerisht ne faqen perendimore te kodres. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne kete zone krijohen probleme te tilla sa here qe shenohen reshje shiu.Kjo ishte nje sinjal per organet kompetente per te nderhyre,duke patur parasysh faktin se kjo situate u krijua vetem nga reshje jo me intensitet te larte.Nderkohe forca e detit sot ka arritur deri ne 5 balle ne det te hapur, duke shkatuar pezullimin e lundrimit te anijeve te peshkimit dhe vonesa te vogla ne lundrimin e trageteve.