Vlorë, taksitë në protestë kundër mjeteve me targa të bardha dhe furgonëve

Sindikata e taksive te liçensuara ne Shqiperi ka mbeshtetur protesten e ndermarre diten e sotme nga drejtuesit e automjetve te ketij sherbimi, qe operojne ne qytetin e Vlores.Ne shenje demostrative kunder konkurences se paligjshme me te cilen po perballen,me dhjetera taksi kane parakaluar pergjate bulevardit te kryesor te Vlores dhe jane ndaluar perpara Bashkise se qytetit, pasi sipas tyre informaliteti dhe konkurenca e pandershme vazhdon te jete prezent nga neglizhenca e ketij pushteti vendor.Xhavit Bara, sekretari i pergjithshem i sindikatave te taksive ne Shqiperi, ka bere me dije se ky eshte vetem fillimi, pasi grevat do te shtrihen ne çdo qytet te vendit tone,deri sa ky sherbim te funksionoje normalisht dhe sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi.Drejtuesit e automjeteve te sherbimit taksi u grumbulluan dhe kerkuan takim me kryetarin e Bashkise se Vlores Shpetim Gjika, por ne vend te tij ka dale nenkryetari Ardian Musta me te cilin nuk kane munguar debatet.Drejtuesit e sherbimit taksi kane paralajmeruar protesta edhe ne ditet ne vijim.