Nishani-Mediu në mëngjesin e lutjeve, takim të veçantë me Kerryn
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani sëbashku me kryetarin e Partise Republikane Fatmir Mediu zhvilluan nje takim te veçante me Sekretarin e Shtetit John Kerry, perpara Mengjesit te Lutjeve.Nishani-Mediu moren pjese ne Mengjesin e Lutjeve, nje aktivitet unik nga pikepamja e pjesmarrjes se autoriteteve nga ShBA dhe lidere nga vende te ndryshme te botes.
Ne fjalen e tij pershendetese te etij aktiviteti, Presidenti Obama vuri theksin ne luften kunder korrupsionit dhe uljen e varferise ne mbare boten, tolerancen dhe mirekuptimin nderfetar, si nje element i rendesishem ne çeshtjet e sigurise globale, edhe ate te SHBA.
Mediu pati takime ne Senat dhe Kongres dhe me kryetarin e Kongresit John Boehner, senatoret Jim Inhofe, Tom Coburn, John Bozeman, Mark Prayer, Roy Blunt, Bill Nelson, Joe Mansion, si dhe me kongresmenet Eliot Engel, Robert Aderholt, Danna Rohrabacer,Kreu i PR-së vleresoi mbeshtetjen qe SHBA i ka dhene Shqiperise per NATO-n dhe aspiraten evropiane.
Ai theksoi se opozita do te qendroje fort ne respektimin e Institucioneve Kushtetuese nga maxhoranca, duke kontribuar konkretisht ne procesin e Intergrimit Evropian, por njekohesisht do te denocoje fort shkeljet e ligjit dhe kushtetutes nga mazhoranca,