Seanca gjyqësore e 21 gardistëve, prokuroria "përplaset" me trupin gjykues

Tension, replika dhe kunder-replika, kjo ka qene kryefjala e seances seradhes ne ngarkim te gardianeve te burgut te sigurise se larte te Drenoves te akuzuar per shperdorim te detyres pas arratisjes spektakolare te 23 nentorit.Prokuroret e çeshtjes i kerkuan trupit gjykues qe i gjithe proçesi gjyqesor te zhvillohet me dyer te mbylura per shkak se nje pjese e akteve hetimore konsiderohen sekrete shteterore.Kjo ka mjaftuar qe mes prokuroreve dhe avokateve te lindin replikat dhe kunder replikat, pasi avokatet nuk ishin dakord qe proçesi te zhvillohej me dyer te mbyllura.Kerkesa e prokurorise eshte rrezuar me pas nga gjyqtari i çeshtjes, Admir Belishta, pasi degjoi pretendimet e te dyja paleve. Po ne kete seance avokatet mbrojtes kane kerkuar gjykim te shkurtuar per te pandehurit, çka automatikish ju ul 1/3 e denimit atyre edhe nese do te denohen.Seanca e sotme eshte ndjekur edhe nga dhjetra familjare te te pandehurve, ndersa ajo u shty pasi gjyqtari kerkoi kohe qe te njihet me aktet e fashikullit hetimor. Seanca e radhe do te zhvillohet me 13 shkurt.