Legalizimet falas? Lame: Vetëm proçedurat, do mbyllim torturën e legalizimeve
Proçesi masiv i legalizmeve pritet të fillojë sapo të mbyllen të gjitha procedurat nga ALUIZNI, e ku në fakt puna në këtë drejtim duket se kërkon shumë kohë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se të gjithë vetëdeklarimet do të rishihen, por 1600 mijë prej tyre sipas tij shihen për herë të parë pasi në 8 vite qeveria e shkuar nuk ka bërë asgjë. Nuk ka legalizime falas, por procedura legalizimi falas, tha Lame, duke shtuar se beteja kryesore ëhstë mbyllja njëherë e mirë e kësaj gangrene.Intervista e plotë:Legalizimet falas, sa janë si janë dhe si do bëhet proçesi? Për ta filluar me atë që ndodhi sot, prishja e godinës pa leje, pronarët pretendojnë se godina ishte në proces legalizimi dhe vetëm një ditë para shembjes janë njoftuar se u është zhdukur dosja. Ka ndodhur vërtet?Me thënë të drejtën është shumë e vështirë të provosh këtë zhdukjen e dosjeve. Por s’bëhet fjalë për zhdukje dosjesh, është vështirë të zhduken gjëra kur s’ekzistojnë. Kemi të bëjmë me objekt që s’ka ligj legalizimi në botë që mund ta legalizonte. Është ndërtuar si kërpurdhë gjatë vitit të shkurtër kur gjithë kohën politika thërriste ndaloni ndërtimet.Pse e keni vetëm me këtë godinë?Ajo ishte mes 10000 godinave pa leje, do ti prishim të 10 mijëtat. U prish ai se ishte në buzë të rrugës, pa leje dhe i ishte thënë prej kohësh mos ndërto se do e prishim. Duhet të krijojmë sa më pak dhimbje të domosdoshme. Ky është selektiviteti. Është dhimbje se aty janë lekë që hidhen në erë, edhe ato të tritolit janë lekë tonat. Shteti është treguar terësisht impotent. Është e vetmja e mirë për ti lënë diçka të mirë brezit tjetër.Pse u deshën katër përpjekje?Kjo tregon dhe njëherë sesa gjë e rrezikshme është dhe sa përgjegjësi kërkon. Problemi nuk ishte mediatik, por tek tensioni që mund të krijonte tek njerëzit, punonjësit e INUK, xheniot etj. Por duhet të japim shembuj që qytetarët të kuptojnë, pasi nuk e kanë të lehtë të kuptojnë që kësaj radhe shteti e ka seriozisht.Ka pasur dosje për legalizim apo jo ky objekt?Nga fundi i tetorit ish-KRTSH mori një vendim që në zona buzë rrugës, zonat urgane, kulturore , mjedisore, turistike, të prishen ndërtimet pa leje dhe të mos ndërtohet asnjë ndërtim.Edhe në Dhërmi shqyqyr që u ndërhy në momentin e fundit për të frenuar ndërtimet e marra. Aty janë prishur të gjitha ndërtimet përvec njërit që e ka me leje, ka një listë dokumentash që po i verifikojmë. Ky objekt është i ndërtuar mbi përrua dhe kur ka dallgë atij i arrijnë në katin e dytë.Po në rastin e kompleksit Jon nuk u verifikuan?Po u verifikuan, ka zgjatuar një muaj e ca. Mund të merret si shembulli sesi mund të bastardohet një shtet shqiptar në 20 vjet për të bërë të kundërtën e punës për të cilën paguhen.Keni informacion nëse ndërtohet sërish pa leje?Në këtë moment në gjithë Shqipërinë prapë ndërtohet pa leje, edhe në Tiranë por nëse dje ndërtoheshin 100 , sot ndërtohen 10. Mbaroi epoka e ndërtimit të marrë në Shqipëri.Qytetarët që s’kanë votuar për mazhorancën kanë të drejtë të dyshojnë tek ky vullnet juaji, pretendojnë që deri tani nuk janë prishur ndërtime të njerëzve të afërt me PS, e vërtetë?Nuk ka të bëjë këtu me PS apo PD, por të shpëtojmë çështë e mundur nga këto gjëra që nuk mund të kthehen më mbrapsht, pasi ka gjëra që humbin përgjithmonë. Siç humbëm një pjesë të Parkut të Tiranës dhe parkut të Pallatit të Brigadave që u shkatërrua në mënyrën më barbare të mundshme për të mos prishur tre ndërtime pa leje në anën tjetër që sot po prishen.Mazhoranca ka premtuar legalizime falas brenda katër viteve, po e mbani premtimin?Është emocionuese tu kthehesh prapë atyre ditëve . Aktualisht janë 293 000 vetëdeklarime, pra ndërtime të bëra. Sipas informacioneve tona rreth 30% të ndërtimeve pa leje janë bërë thjesht sepse shteti nuk u ka dhënë asnjëherë leje ndërtimi. Është impotenca e shtetit për tu dhënë mundësinë qytetarëve për të ndërtuar. 1/3 e qytetarëve presin të zgjidhet ky hall. Të dielën kam qenë në zonën mes Kamzës dhe Paskuqanit për të diskutuar për këtë çështje. Problemi është që njerëzit akoma nuk e besojnë se shteti e ka seriozisht. Vazhdimisht do ndodhë kjo gjë, sa herë që ikën PD nga pushteti do harxhojmë 6 muaj për të vënë letrat në vend, pasi ata lanë shtet pa letra.Çfarë do bëhet me legalizimet?Është folur për zonat informale, janë 127 dhe u është vënë një kufi, letrat filluan me PS, 8 vjet e majisën këta. Gjithë legjislacioni në fuqi ka një mori përjashtimesh , si zonat e mbrojtura, ndërtimet buzë rrugës, ndërtimet në bregdet. Të qënurit në proçes legalizmi ka një fazë në të cilën kalon, të gjitha ato që janë prishur kanë një firmë skualifikimi.Sa para do paguajnë qytetarët për legalizmet?Që kur kam hyrë në zyrë kam bllokuar vendimarrjen. Në 293 mijë vetëdeklarimet e bëra, në më shumë se gjysmën e tyre, 160 mijë shteti nuk ka vajtur asnjëherë për të trokitur në derën e tyre për të bërë matjet. Janë 72 mijë dosje që kanë paguar paratë, i kanë kaluar buxhetit të shtetit dhe nuk është bërë asgjë në terren. Në 2012 dhe 2013 u shkonin me bllok , paguanin faturën dhe u thonin keni të mbaruar legalizimin. Të gjitha këto duhet të fillohen nga fillimi. Në këto momente të gjitha sportelet e legalizimeve janë hapur. Po bëjmë ndryshimet dhe në legjislacion për legalizimin e procedurave falas, do dalë ALUIZNI në territor. Do ta çojmë ne proçesin tek qytetarët.Çfarë do jetë falas në këtë proçes?E gjithë proçedura ndaj qytetarëve do jetë falas. Kategoritë e legalizmit janë të pafundme.Por ndahen në disa kategori, ndërtime për banesë, me qëllim biznesi, e shtetasve të ndërtimeve, kateve, e përzier, kategoria që ka nga dy shpia, secila ka trajtim të veçantë. Ato që paguhen është infrastruktura. Partia ka thënë që do mbyllim torturën e legalizimeve.Do legalizohen banesat në tokën e tjetrit?Po legaliziet do vazhdojnë dhe pronarët do futen në proces kompensimi, pra shteti do futet ndërmjetës që këta të mos theren me njëri-tjetrin.