Kërkoheshin për vrasje dhe trafikim droge, arrestohen dy persona nga policia Shijak

Në vijim të operacionit policor të koduar “Në fillim të vitit”sherbimet e Komisariatit te Policisë Shijak kane bërë arrestimin e dy personave të shumëkërkuar nga policia për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Kështu janë arrestuar shtetasit:1-Erian Muharremi, 33 vjec, banues ne Manez Durres.Ky shtetas eshte shpallur ne kerkim nga ana e Drejtorise Policise Qarkut Durres pasi Gjykata e Apelit Durres, me vendim penal date 03.02.2014, ka caktuar masen e sigurisë "Arrest ne burg" per vepren penale "Vrasje me dashje" dhe "Armembajtje pa leje". Personi në fjalë akuzohet si bashkautor në vrasjen e shtetasit Festim Lama së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, shtetasit Baki Huqi dhe Alfred Gjoka; ngjarje e ndodhur në Shtator 2013 në Manëz. Veprimet proceduriale lidhur me rastin po kryhen nga Seksioni Kundër Krimeve te Renda ne Drejtorinë e Policisë Durrës.2-Elger Nista, 23 vjec, banues ne Shijak, i denuar ma pare. Ky shtetas u kap ne ndjekje e siper nga sherbimet e policise ne lagjen "Popullore" Shijak. Personi në fjalë eshte shpallur ne kerkim nga ana e Drejtorise Policise Qarkut Durres, pasi Gjykata e Rrethit Durres, me vendim penal datë 15.11.2012, e ka denuar me 3 vjet, 1 muaj e 27 dite burgim ne mungese, vendim i cili eshte lene ne fuqi me vendim penal date 18.07.2013 te Gjykates Apelit Durres, per vepren penale "Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Veprimet proceduriale te rastit po kryhen nga Seksioni KunderNarkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës.