Peshkopi, konflikti për pronën, babë e bir ekzekutojnë me armë zjarri një person

Konflikti për pronën ka regjistruar viktimën e radhës në veri të vendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme para spitalit të Peshkopisë, ku një shtetas është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi Blontin Lusha, i cili është ekzekutuar me armë zjarri nga dy shtetas, babë e bir, përkatësisht Ramiz dhe Endrit Cena, të cilët janë larguar menjëherë nga vendgjarja.Nga hetimet paraprake behet me dije se vrasja ka ndodhur per konflikte pronesie.Forcat e policisë kane shpallur ne kerkim Ramiz dhe Endrit Cenën dhe po punojnë për kapjen e tyre.