Tiranë, punonjësi grabit bankën ku punonte, merr 20 mijë euro

Vidhen 20 mijë euro në një bankë pranë qendrës së Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa vetëm mbrëmjen e sotme drejtuesit e bankës kanë bërë denoncimin në polici.Vonesa për denoncim në polici lidhet dhe me faktin, pasi dyshohet se autor i grabitjes së shumës së parave të jetë një punonjës i brendshëm i bankës, ne bashkepunim dhe me 2 persona te tjere, çfarë ka lënë me shpresë drejtuesit e bankës për një pendim të mundshëm të autorit dhe kthim të paravenë bankë.Forcat e komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë marrë në pyetje punonjësit e bankës, ndërkohë që kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.