Ardian Ndreca Ambasador në Vatikan, PS i çon Nishanit emrin e "sulmuesit" në media

“Problemi i Nishanit nuk janë kufizimet e tij të dukshme fizike, pse bota ka njohtë Presidenta ulokë si puna e Franklin Delano Roosevelt, që edhe pse i gozhduem prej poliomielitit fitoi Luftën e Dytë Botnore. Në rastin e Nishanit problemi rrjedh prej paaftësisë së tij morale me përballue edhe nji situatë krejt normale; mjerisht ai nuk ka qenë asnjiherë Presidenti i shqiptarëve, por vetëm nji kukull lepe-peqe i Sali Berishës. E çka mund të pritet prej nji kryepari të republikës që ka marrë si këshilltar të vetin nji pretendues të fronit që mban titullin imagjinar "princ"! Tek ne republika këshillohet nga monarkia! Nji idiotësi të tillë mund ta bante vetëm nji figurë groteske si Nishani, i cili asht shenji ma i dukshëm i dekadencës strukturore të institucioneve republikane. Maksimumi që do të mbesin prej tij ka me qenë mesazhi i fundvitit të kaluem kur i uronte shqiptarëve (citoj jo tekstualisht!): autostradat me aviona, pjatat me makarona dhe detin me kamiona”.Ky është shkrim kritik ndaj Presidentit Bujar Nishani, i publikuar në qershor të 2013 me autor Ardian Ndrecën, kandidati që tashmë pret firmën e Kreut të Shtetit për të mbajtur detyrën e lartë.A do ta firmosë Kreu i Shtetit dekretin? Në gjykimin e anëtarëve të opozitës, në Komisionin e jashtëm, përgjigja do të ishte jo.Mazhoranca shprehu tjetër qendrim.Por në unison të majtët i kërkuan Ndrecës që të bëjë kujdes me gjuhën që do të përdorë në rast se dekretohet si Ambasador, duke kujtuar se në shkrimet e tij Ndreca përdor dialektin gegnisht.Në komision, u prezantua edhe ish-deputeti i PS, Qemal Minxhozi, i propozuar për të qenë Ambasador në Kosovë dhe Petrit Bushati i propozuar si përfaqësues në Maqedoni.Duke u ndaluar në çështjen me të nxehtë të momentit mes dy vendeve, devijimin e lumit Radika, Bushati ngriti nevojën e një marrëveshje të re për ujrat me Maqedoninë.Në Komision opozita ngriti edhe një herë shqetësimin për mungesën e reformës në shërbimin e jashtëm.