Tiranë, INUK shemb me tritol një objekt në rrugën e Elbasanit

Inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) do të shemb sot një godinë 5-katëshe në hyrje të rrugës së Elbasanit.Forcat e INUK-ut kanë rrethuar me shirita godinën ndërsa në orën 14:00 do të hapen vrimat në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, për të vendosur sasinë e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.Ndërkohë pritet që në këtë aksion të angazhohen edhe eskpertë xhenierë të ushtrisë.