Ilir Shulku: Rama në Londër për Januzaj

Sekretari i përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i ftuar në emisionin "Sport Debat" ka folur për problematikat e futbollit shqiptar. Ai ka konfirmuar edhe ardhjen e Presidentit të UEFA-s Mishel Platini në lidhje me një projekt për zhvillimin e futbollit në shkolla."Platini do të jet në Tiranë me datën 18. Me datën 19 do të jetë në një takim me kryeministrin Rama. Është një projekt në lidhje me integrimin futbollit në shkolla".Sa i përket zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së nuk ka zbuluar asnjë emër. Shulku konfirmoi edhe njëherë se është planifikuar një takim në Londër me Januzaj, ku do të shkojnë kryeministri Rama së bashku me kreun e federatës Armando Duka.