Berisha: Lajm i hidhur! Premtuan ulje çmimesh dhe rritje rrogash, sjellin varfëri dhe mjerim
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për premtime të pambajtura duke e akuzuar atë se ka premtuar ulje çmimesh dhe rritje të rrogave, ndërkohë që ka sjellë vetëm rritje të çmimeve dhe ulje të rrogave, varfëri dhe mjerim.Në postimin tij Berisha shprehet se qeveria Rama - Meta, bazuar në marrëveshjen që ka firmosur me FMN, ka pranuar dhe vendosur të mos rrisë rrogat e punonjësve tre vite me rradhë, duke shtuar se ky është një vendim shumë i papërgjegjshëm i qeverisë që do zhysë në varfëri dhe skamje qindra mijëra familje shqiptare, dhe kjo sipas ish-kryeministrit sepse qeveria Rama - Meta, me rritjen e çmimit të naftes dhe taksave të tjera, ka shkaktuar rritjen me mbi 30% të çmimit të biletave të transportit, rritjen me 20% të çmimit të bukës, miellit, zarzavateve dhe prodhimeve të tjera por dhe imputeve bujqësore.“Vetëm këtë vit, për efekt të rritjes në tërësi të taksave, punonjesit rrogë-ultë të sektorit shtetëror dhe privat, të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat, do kenë një rënie prej së paku 16% të pagës së tyre për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera”, shkruan Berisha.Ish kryeministri thekson gjithashtu se ngrirja e rrogave për 3 vjet de fakto është ulja e madhe e rrogave çdo vit dhe është hapi tjetër, pas rritjes së borxhit, i instalimit me shpejtësi të skenarit grek në Shqipëri.Berisha e quan kryeministrin Rama një analfabet në ekonomi, i cili gjatë fushatës elektorale u zotua për rritjen e madhe të rrogave, për rrogën e 13-të për çdo punonjës, për uljen e çmimeve të ushqimeve për 100% të shqiptarëve, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, por që pas marrjes së votave hoqi dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e sektorit publik, rriti çmimet dhe taksat për të gjithë qytetarët, rriti në qiell borxhin publik.“Me këto akte cinike që nuk kanë ndodhur në 23 vite, Rama shtyn shqiptarët drejt varfërisë dhe mjerimit masiv”, shprehet Berisha.Postimi i plotë.“Lajm i hidhur! Premtuan ulje çmimesh dhe rritje të rrogave, sjellin rritje të çmimeve dhe ulje të rrogave, varfëri dhe mjerim.Të dashur miq, mediat njoftojnë sot shqiptarët se qeveria Rama - Meta, bazuar në marrëveshjen që ka firmosur me FMN, ka pranuar dhe vendosur të mos rrisë rrogat e punonjësve tre vite me rradhë. Ky është një vendim shume i papërgjegjshëm i qeverisë që do zhysë në varfëri dhe skamje qindra mijëra familje shqiptare. Kjo sepse qeveria Rama - Meta, me rritjen e çmimit të naftës dhe taksave të tjera, ka shkaktuar rritjen me mbi 30% të çmimit të biletave të transportit, rritjen me 20% të çmimit të bukës, miellit, zarzavateve dhe prodhimeve të tjera por dhe imputeve bujqësore. Vetëm këtë vit, për efekt të rritjes në tërësi të taksave, punonjesit rrogë-ultë të sektorit shtetëror dhe privat, të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat, do kenë një rënie prej së paku 16% të pagës së tyre për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera.Ngrirja e rrogave për 3 vjet de fakto është ulja e madhe e rrogave çdo vit dhe është hapi tjetër, pas rritjes së borxhit, i instalimit me shpejtësi të skenarit grek në Shqipëri. Edi Rama gjatë fushatës elektorale u zotua për rritjen e madhe të rrogave, për rrogën e 13-të për çdo punonjës, për uljen e çmimeve të ushqimeve për 100% të shqiptarëve, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve. Por pas marrjes së votave ky analfabet në ekonomi hoqi dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e sektorit publik, rriti çmimet dhe taksat për të gjithë qytetarët, rriti në qiell borxhin publik.Me këto akte cinike që nuk kanë ndodhur në 23 vite, Rama shtyn shqiptarët drejt varfërisë dhe mjerimit masiv.Të dashur qytetarë, mashtrimet elektorale të Edvin Kristaq Ramës janë një dhunim jo vetëm i besimit por mbi të gjitha i dinjitetit të qytetarëve tanë, për të cilin ai duhet të përgjigjet sa më parë!! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.