Jetesa në Melecaj të Lezhës, mjerimi që vjen nëpërmjet ekspozitës së nxënësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2014, 19:52
Një realitet i hidhur e që duhet ndryshuar. Kërkesa vjen nga fëmijët e fshatit Melecaj të komunës Balldre në Lezhë, të cilët kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë shoqërisë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.Nëpërmjet një ekspozite me fotografi, ku pasqyrohen kushtet dhe gjendja e fshatit të tyre, këta fëmijë kërkojnë reflektimin e institucioneve. Kjo ekspozitë e çelur në Galerinë e Artëve në Lezhë, ka përcjellë mesazhe sensibilizuese ndërsa i referohet nevojës për të respektuar të drejtat e fëmijëve.Dukë qenë të vetëdijshëm që të vetëm nuk mund tia dalin, nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Melecaj apelojnë për ndryshim të kësaj situate, duke pasqyruar realitetin në një mënyrë krejt të veçantë në mesazhin që ajo përcjell.