Kuçi: Lugina e Preshevës do të përfshihet në dialog
Çështja e tre komunave me shumicë shqiptare nën administrimin e Serbisë, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të zërë vend në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi duke theksuar se avancimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi do t`i kontribuonte jo vetëm normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si dy shtete fqinje, por edhe paqes dhe stabilitetin në rajon.Sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, në kurriz të shqiptarëve të Luginës.“Prishtina zyrtare është e interesuar për përmirësimin dhe normalizimin e gjendjes së shqiptarëve etnikë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si kusht për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në dialogun e ardhshëm, pa dyshim se edhe çështja e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës do të zërë vendin e merituar”, ka thënë Kuçi.