Fyle: Kosova, kusht kryesor për negociatat me Serbinë

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, tha sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën. Ai ka kërkuar që Serbia t`i zbatoj marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.Zoti Fyle ka theksuar rëndësinë që Serbia t`i plotësoj të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe t`i harmonizoj ligjet me Bashkimin Europian.