Betejë zgjedhore serbo-myslimane për Srebrenicën

Bosnje Hercegovina ka zhvilluar dje zgjedhjet për këshillat lokalë dhe kryetarët e komunave.Votimi i së dielës përfshiu dhe betejën për kontrollin e Srebrenicës, ku forcat serbe masakruan rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë në vitin 1995.Qyteti para luftës së viteve 1992-1995 ishte me shumicë dërmuese myslimane, por serbët kanë deklaruar se tashmë ata janë shumicë.Rregullat e reja kanë penguar myslimanët që kanë ikur nga Srebrenica, por janë të regjistruar ende si votues, që të hedhin votën në zgjedhjet e këtij viti.Myslimanët thonë se ata kanë frikë, se serbët, të cilët mohojnë se ka ndodhur genocid në Srebrenicë, do ta marrin pushtetin.Rezultatet e zgjedhjeve në shkallë vendi, pritet të tregojnë forcën e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale, të planifikuara për në vitin 2014.Bosnja mbetet kryesisht ende e ndarë në mes të komuniteteve myslimane serbe dhe kroate.