Deklarata e Kryeministrit Grek per zhvillimet e fundit

Kryeministri Grek Antonis Samaras i ndodhur në konferencën ndërkombëtare mbi konkurrencën e organizuar nga "International Herald Tribune" në Paris, ka thënë se: “Pas një viti Greqia do të jetë një histori suksesi”Në fjalën e tij të hapjes Samaras ka deklaruar, ndër të tjera, përpjekjet dhe prioritetet e qeverisë për daljen e vendit nga tuneli, duke bërë referencë të veçantë për privatizimin. Ai tha gjithashtu që ka për të shkuar shumë më tej se sa i ka kërkuar memorandumi, sepse vendi ka shumë prona shtetërore të pashfrytëzuara.Kryeministri Grek Samaras theksoi se nuk është një opsion për qeverinë greke perspektiva e daljes nga eurozona.Deklarata më të prera rreth zhvillimeve të fundit Kryeministri Samaras pritet të bëjë sapo të kthehet nga Parisi.