Bisedimet me Kosovën, Nikoliç propozon Daçiçin si kryengociator
Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikolliç ka deklaruar sërish se do ta propozojë si kryenegociator në bisedimet me Prishtinën, kryeministrin Ivica Daçiç.Duke folur në një program të televizionit serb, B92, Nikoliç ka bërë me dije se sot do të zhvillojë një takim me kabinetin qeveritar dhe do të propozojë kryeministrin për ta udhëhequr ekipin.I pyetur nëse do të vihet në krye të bisedimeve po t`i kërkohej, Presidenti serb Nikoliç është shprehur pozitivisht por ka shtuar se ka një kusht që të mos bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.Nikolliç ka thënë se Serbia nuk ka diplomaci të fshehtë, duke bërë të qarta dy qëndrimet kryesore politike të Serbisë: hyrjen në BE dhe mosnjohjen e Kosovës.Ai gjithashtu është shprehur optimist se Serbisë nuk do i paraqiten kushte nga ana e BE-së, siç është njohja e Kosovës.