Bosnje, zhvillohen sot zgjedhjet lokale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 13:44
Bosnje Hercegovina zhvillon sot në zgjedhjet lokale. Rezultatet e tyre do të caktojnë fuqinë e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vendit, të planifikuara për vitin 2014.Myslimanët kanë shprehur shqetësimin se serbët mund të fitojnë kontrollin e Srebrenicës, qytetit ku forcat serbe, më 1995, kanë masakruar rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.Bosnja vazhdon të mbetet e ndarë mes komunitetit mysliman, serb dhe kroat, pas luftës së viteve 1992-1995.Sipas sondazheve, partitë që përfaqësojnë shumicën etnike pritet të fitojnë zgjedhjet lokale në Bosnje.