Dialogu, Daçiç: Serbia nuk iu shmanget përgjegjësive

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nuk u shmanget përgjegjësive kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por, sipas tij, është me rëndësi të caktohet qëllimi i dialogut.Duke komentuar paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, se do ta propozojë atë për kryenegociator të ekipit serb, Daçiç ka thënë se nuk ka akoma një vendim përfundimtar për vazhdimin e dialogut.“Edhe në fushatën parazgjedhore, kam thënë se do të marr përgjegjësinë. Por, duhet të dimë se çfarë bisedimesh do të udhëheqim, me çfarë qëllimi dhe a e kanë miratimin e të gjithëve në Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Daçiç, raportojnë mediat serbe.Sipas tij, Serbia është e përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemeve.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur shtatë marrëveshje në kuadër të dialogut teknik, por zbatimi i tyre ka ngecur. Së fundmi, janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për shndërrimin e bisedimeve nga teknike, në politike.