Kosova, e para në Evropë për analfabetizëm
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim. Nderkohe ata qe nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona.Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10-vjeçare.Ekspertë të çështjeve të arsimit thonë se këto shifra tregojnë se numri i qytetarëve që nuk dinë shkrim dhe lexim ka shënuar rënie, krahasuar me të dhënat e ndryshme të bëra më herët.Në vitin 1981 Kosova kishte 17,6 për qind të popullatës analfabete në tërësi. Në vitet e pasluftës në Kosovë rreth 6 për qind vlerësoheshin të ishin analfabetë.