Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski viziton Tiranën në nëntor
Pas 4 vitesh mungesë, kryeministri maqedonas Nikollas Gruevski pritet të vizitojë Tiranën nga fundi i muajit nëntor, përpara përvjetorit të pavarësisë. Në fakt do të jetë një vizitë në Kosovë fillimisht, e cila pritet të pasohet me pas dhe me vizitën e tij në Shqipëri.Sipas të përditshmes në gjuhën shqipe në Maqedoni, Koha një fakt i tillë është konfirmuar nga disa burime brenda qeverisë maqedonase.Sipas saj, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë dhe Tiranë, Gruevski përveç takimeve politike, pritet të realizojë edhe takime me biznesmenë me qëllim shtimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.Në këto vizita, informojnë burime qeveritare, pjesë e delegacionit do të jenë edhe përfaqësuesit e tri Odave Ekonomike të Maqedonisë. Jo zyrtarisht, gazeta Koha thotë se fillimisht Gruevski do të vizitojë Prishtinën, rreth datave 5-9 nëntor, ndërsa në Tiranë do të qëndrojë rreth datave 20-25 nëntor.