Reagon ashpër AK: Greqia e poshtëroi Panaritin në Athinë

Flamuri mbrapsht, simbol kapitullimi. Greqia e poshtëroi Panaritin në Athinë. Kjo ka qenë deklarata e ashpër e Aleancës Kuq e Zi lidhur me vizitën e Ministrit të Jashtëm në Athinë. Sipas AK Ministri tradhtoi dhe poshtëroi simbolet kombëtare.“Panariti me flamur shqiptar me kokë poshtë në Athinë. Flamuri mbrapsht,simbol kapitullimi. Greqia e poshtëroi Panaritin në Athinë.Panariti tradhtoi dhe poshtëroi simbolet kombëtare.Flamuri me kokë poshtë në prezencë të mediave botërore” thuhet në reagimin e AK.Pas 4 vjet ngrirjesh të marrëdhënieve diplomatike, Ministri Panariti gjendet për një vizitë zyrtare në Athinë. Gjatë ditës së sotme ai u takua me homologun grek Dhimitri Avramopulos dhe Presidentin Papulias.Qëndrimi i tij në Greqi u shoqërua me disa “incidente”, që filluan me mospublikimin e deklaratës së Panaritit në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, sa i përket kërkesës për zgjidhje të cështjes came.Po kështu gjatë konferencës së përbashkët të dy Ministrave të Jashtëm flamuri shqiptar ishte vendosur me kokë poshtë, duke treguar edhe një herë neglizhencë nga Athina zyrtare.