Kosovë, PDK-ja kërkon tryezë, LDK kundër
Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës zgjidhjen e krizës rreth reformës zgjedhore e shohin përmes organizimit të një tryeze ku do të bisedonin liderët e mëdhenjtë të partive politike, në mënyrë që të pajtohen të gjithë rreth një ligji për zgjedhjet. Por kjo ide për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është e nevojshme. Për LDK-në kryesore është respektimi i marrëveshjes politike mes tre liderëve, ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje krejt këtë e sheh si një lojë mes Qeverisë dhe partive opozitare për të kërkuar më shumë kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.Edhe pse u punua shumë kohë rreth ligjit të ri për zgjedhjet,mos respektimi i marrëveshjes së tre liderëve ka bërë që LDK-ja të largohet nga Komisioni për reformën zgjedhor, duke mos nxjerrë igjin e ri për zgjedhjet. Por për këtë çështje nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti propozon që të thirret një tryezë mes liderëve, në mënyrë që të hartohet një ligj, i cili nuk lejon manipulimin.Por idenë e nënkryetarit Haliti për thirrjen e një tryeze, nuk e përkrah edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se nuk është e nevojshme thirrja e një tryeze me njerëzit që nuk e mbajnë fjalën dhe nuk i përmbahen asaj që kanë nënshkruar.Ndërkohë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshje nuk është bërë rastësisht, por për të kërkuar kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.