Vrasja në Lushnje, Meçani: E vrava për tu vetëmbrojtur

Ilir Llozi jo vetëm që mund të më përdhunonte, por edhe mund të më vriste, ndaj dhe në këto kushte unë jam vetëmbrojtur.Kështu ka deklaruar para trupit gjykues Daniela Meçani, e cila ekzekutoi dy ditë më parë bashkëfshatarin e saj 43-vjeçar, në Grabian të Lushnjes.“Iliri kishte kohë që më ngacmonte seksualisht dhe unë nuk mund të duroja më”,- mësohet të jetë shprehur 40-vjeçarja, e cila ka treguar se viktima e kishte kapur prej fyti dhe kërkonte ndaj saj kryerjen e marëdhënies seksuale.Pavarësisht deklarateve të së pandehurës dhe kërkesës së avokatit të saj mbrojtës i cili kërkoi masën e detyrim paraqitjes, Gjykata e Lushnjes e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur për 40-vjeçaren, e cila akuzohet për vrasjen e Ilir Llozit, masën arrest me burg.