Pika turistike e Byshekut, infrastruktura rrugore largon turistët dhe vizitorët
Një nga pikat turistike të Elbasanit, ajo e Byshekut, është lënë në harresë nga qytetarët elbasanas por edhe nga turistët e huaj, kjo për arsyen e vetme se mungesa e infrastrukturës në këtë rrugë vijon të mbetet problem. Çdo qeveri ka pasur prioritet turizmin, investimet në këtë sektor që nisin me infrastrukturën, por e kundërta ka ndodhur me Byshekun në të cilin investimi mungon prej vitesh.Komuna Shushicë, e cila ka në varësi këtë pikë turistike, nuk ka fonde për rikonstruktimin e rrugës. Lutfi Lala shprehet pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryera nga ana e tij, ende nuk ka patur asnjë reagim e jo më ndëryhyrje.Bysheku është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit, dhe ndodhet në të majtë të rrjedhës së Shkumbinit. E pasur me resurse të shumta natyrore, peisazhin dhe burime të shumta ujore, ku veçohet burimi karstik, Byshekut prej kohësh i mungojnë turistët dhe vizitorët.