Kukës, gjendet trupi i pajetë i një personi

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e sotme në fshatin Shtamë të Kukësit.Viktima, edhe pse ende e paidentifikuar dyshohet të jetë 18-vjeçari Genc Gashi, i cili është shpallur I zhdukur që prej disa ditësh.Trupi i pajetë është gjendur disa kilometra larg banesës së Gashit nga një bari i zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë., të cilët e kanë transportuar kufomën në morgun e qytetit.Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të faktuar identitetin e viktimës si dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij.