23-vjetori i PD-së në Patos, Olli: Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim
Nga qyteti naftëtar i Patosit, nëpërmjet të deleguarit të kryesisë së Partisë Demokratike, Leonard Olli, kreu i PD-së, Basha, ka bërë thirrje për bashkim të opozitarëve për ti dhënë fund sipas tij qeverisjes së keqe që kanë parë shqiptarët gjatë gjithë demokracisë. Ai ka përshëndetur anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dega Patos, në 23-vjetorin e themelimit të kësaj dege, nëpërmjet letrës e cila u lexua nga Leonard Olli, para dhjetra të pranishmëve në këtë ceremoni.Deputetja e PD-së qarku Fier, Mesila Doda, akuzoi qeverinë Rama për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat si dhe është shprehur se kjo qeveri sipas saj ka humbur kredibilitetin në popull, për shkak të mashtrimeve që nuk po realizon dot në ruajtje të rendit dhe sigurisë, por edhe në mosrritjen e pagave.Në këtë takim mernrin pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në rajonin Patos, si dhe deputetët e Partisë Demokratike tq qarkut Fier.