Jo më qëndra strehimi për “fëmijët lypsa”, Veliaj: Ktheini në shtëpi, do u japim ndihmë
Për fëmijët në situatë rruge nuk do të jetë zgjidhje që pasi të identifikohen të çohen në rezidenca, por ti kthehen familjes duke e mbështetur ekonomikisht atë. Kjo do të thotë që një familje, nëse detyron të miturin të lyp apo të tregëtoj në rrugë, të mos i merret fëmija por ti kthehet familjes, duke i dhënë një ndihmë ekonomike dhe duke e përfshirë atë në programe sociale si prindërimi.Kjo është njëra anë në mënyrën se si do të refermohen shëbimet sociale në vend. Një tjetër ndryshim është që çdo insitucion në vend do ta ketë me ligj dhe të detyrueshëm praninë e një punonjësi social e psikolog, sidomos kur flitet në proçese gjyqësore.Këshilltarja e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Enkeljda Lopari, tha gjithashtu se kjo paketë e reformimit të shërbimeve sociale po diksutohet me grupet e interesit dhe me ekspertë të UNICEF për të ndjekur proçedurën më të mirë në vend.