Haxhinasto inspekton Portin e Durrësit: Përmirësim të shërbimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2014, 16:24
Rritja e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve përsa i përket transportit të mallrave dhe pasagjerëve ka qenë në fokus të vizitës së Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, në Portin e Durrësit.Ai ka kërkuar rritjen e konkurencës dhe rishikimin e kontratave të atyre subjekteve që operojnë në port dhe nuk plotësojnë nivelin e shërbimeve që kërkohen si për transportin e mallrave ashtu dhe për atë të pasagjerëve...Minstri Haxhinasto në lidhje me prioritetet që duhet ti jepen porteve turistike të jahteve, ka deklaruar për Portin e Durrësit se do të ketë një vëmendje të veçantë në këtë drejtim.Ministri ka inspektuar disa prej terminaleve që operojnë në portin më të madh të vendit.