Arrestohet bosi i gazit Ilir Karçini (Video me pamjet e arrestimit të biznesmenit)
Policia e Tiranës ka zbuluar pas 15 ditësh hetimi, njeriun që pagoi Julian Sinanajn 150 mijë euro për të vrarë një prej bosëve të hidrokarbuereve në Durrës, ngjarje e parandaluar me arrestimin e gruput terrorist të Vlorës.Pas kësaj ngjarje fshihet një tjetër bisnesmen, po në fushën e hidrokarbureve. Ilir Karçini, pronari i “Prima Gas” me qëndër në Patos të Fierit dyshohet si porositësi i vrasjes me pagesë të kolegut të tij Piro Bare,Drejtor ekzekutiv i ndërmarrjes “Romano Port” SH.A, me të cilin mendohet se ka pasur një konflikt pikërisht në fushën e tregtisë së gazit.Emri i Ilir Karçinit është përcjellë dy ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas dëshmisë së Julian Sinanajt dhe pas masës së arrestit është bërë edhe prangosja e tij. Sipas policisë arrestimi i Karçinit është bërë në banesën e tij në kryeqytet dhe nën masa të larta sigurie është përcjellë në Drejtorinë e Tiranës ku i është nënshtruar pyetjeve dhe ballafaqimit me provat e dhëna kundër tij nga killeri me pagesë, tashmë i penduar Julian Sinanaj.Emri i Ilir Karçinit të paktën mediatikisht dhe politikisht nuk është i panjohur. 7 vjet me parë ka qënë një prej emrave që është përdorur nga maxhoranca e djathtë për të vënë nën akuzë ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku për tjetërsimin e një kompanie greke miliona euroshe që tashmë është shndërruar nga “Viakel Gas” në “Prima Gas”, të cilën e zotëronte Ilir Karçini.Në atë kohë ishin akuza politike, ndërsa tani biznesmeni i njohur fierak do të përballet me një akuzë më të rëndë, atë zyrtare të Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen e kolegut të tij durrsak Piro Bare, porosi e cila nuk u çua dot deri në fund nga Julian Sinanaj, që u arrestua me armën gati dhe foton e shënjestrës në xhep, dy ditë para se të kryente ekzekutimin e planifikuar.