Tokat e përmbytura nga Fierza, rinisin negociata për dëmshpërblimet e banorëve
Qeveria shqiptare ka hapur dritën jeshile për rinisjen e negocitave mes saj dhe banorëve të tokave të përmbytura, lidhur më dëmshpërblimin e të gjithë atyre pronarëve, tokat e të cilëve janë përmbytur nga liqeni i Fierzës dhe që asnjëherë nuk janë trajtuar nga shteti.Këtë fakt e ka pohuar Prefekti i qarkut të Kukësit, Ram Hoxha, i cili eshte shprehur se nuk do te mungoje as verifikimi i familjeve që janë trajtuar me truall apo kredi, nga qeveritë e legjislaturave të kaluara.Ky problem u shfaq për herë të parë në vitin 1993, duke detyruar qeverinë e atëhershme të marrë vendim për një zgjidhje të pjesshme, duke shpërngulur nga fshatrat artificiale disa qindra familje dhe duke i mbështetur me kredi.Shoqata e këtyre familjeve përfaqëson 5 500 familje, me 35-40 mijë banorë, shumica e të cilëve asnjëherë nuk ka përfituar asgjë. Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra te qarkut Kukes.Mendohet se më shumë se 3 500 ha tokë bujqësore jane permbytur, 300 hektare pyje dhe kullota, si dhe qindra hektarë troje.