Përfundon ndërtimi i rrugës ‘Qemal Butka’,Basha: Motoja jonë, shumë punë e pak zhurmë
Zona e Selitës në njësinë bashkiakë numër 5, ka që sot një bllok të rikualifikuar me rrugë dhe rrugica të ndërtuara. Banorët e kësaj zone të cilët prej shumë vitesh jetonin në baltën e dimrit dhe pluhurin e verës, tashmë do të kenë të njëjtat standarde si në qendër të qytetit.Me një investim prej 69 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka bërë rindërtimin e rrugës “Qemal Butka” dhe të gjitha rrugëve të brendshme që lidhen me këtë rruge, si rrugët : “Tafil Agai”, “Dhimitër Pasko”, “Gjerasim Qiriazi” dhe “Jaho Gjoliku”.Kryebashkiaku Lulzim Basha i cili ka parë nga afër përfundimin e kësaj rruge, nuk e ka fshehur kënaqësinë për mbajtjen e një tjetër premtimi. Zoti Basha ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të vijuar investimet që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve kudo ku ata jetojnë.“Sot bashkë me banorët e kësaj zone të vjetër e të rëndësishme të qytetit, periferike, po inspektojmë përfundimet e punimeve të rrugës “Qemal Butka” dhe katër rrugëve të tjera të kësaj lagjeje, të cilat janë nënshtruar një procesi ndërtimi tërësor, me kanalizime, kanal të ujërave të bardha, me punime të infrastrukturës, trotuare, ndriçim, asfaltim, dhe siç u shprehën edhe vetë banorët, për herë të parë në kujtesën e tyre, balta është zmbrapsur dhe kjo pjesë e qytetit ka marrë dimensionin qytetar të rrugëve të shtruara.Ndërkohë që të gjitha ndërhyrjet e bëra për zgjerimin e rrugëve janë shoqëruar nga punime karakteristike të Bashkisë së Tiranës, karakteristike qytetare të mureve të rindërtuara me kangjella të profilit urban, europian do të thoja.Do të doja të shprehja si kryetar i Bashkisë përkushtimin tim për të vazhduar me punët e mëdha që na presin akoma në këtë qytet, për të përmirësuar jetën e banorëve të qytetit, cilësinë e jetës së tyre, në çdo cep, në qendër apo në periferi dhe për ta bërë këtë jo me moton-:Shumë zhurmë e pak punë” por me moton -:”Shumë punë e Basha: Motoja jonë: “Shumë punë e pak zhurmë”, jo : “Shumë zhurmë e pak punë”Zona e Selitës në njësinë bashkiakë numër 5, ka që sot një bllok të rikualifikuar me rrugë dhe rrugica të ndërtuara. Banorët e kësaj zone të cilët prej shumë vitesh jetonin në baltën e dimrit dhe pluhurin e verës, tashmë do të kenë të njëjtat standarde si në qendër të qytetit. Me një investim prej 69 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka bërë rindërtimin e rrugës “Qemal Butka” dhe të gjitha rrugëve të brendshme që lidhen me këtë rruge, si rrugët : “Tafil Agai”, “Dhimitër Pasko”, “Gjerasim Qiriazi” dhe “Jaho Gjoliku”.Ky bllok banimi sëbashku me rrugën “Ilia Dilo Sheperi” ka hequr përfundimisht baltën nga kjo zonë e shumëpopulluar.