Moore: Lufta kundër korrupsionit, jo duke fajësuar qeverinë e mëparshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2014, 20:29
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka deklaruar se qeveria dhe opozita në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë për proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian.Në një diskutim për Ballkanin në Uashington, zoti. Moore la të kuptohet se lufta kundër korrupsionit nuk bëhet duke fajësuar qeverinë e mëparshme, por kur arrihet që prokurorët t'i ngrenë çështjet nëpërmjet sistemit të drejtësisë.Lidhur me Kosovën, zoti.Moore vlerësoi proçesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe e vuri theksin te fakti që zgjedhjet komunale po zhvillohen në përputhje me legjislacionin e Kosovës.