Përfshihet nga zjarri burgu i Rrogozhinës, 17 të asfiksuar
Burgu i Rrogozhinës është vënë në alarm mbrëmjen e sotme, pasi flakët e zjarrit kanë përfshirë ambjentet e brendshme të tij.Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes rreth orës 20:30, ndërsa dyshohet paraprakisht se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.Mesohet se fillimisht flaket kane përfshirë dhomën ku të burgosurit zhvillojnë takimet me familjarët.Si pasojë e zjarrit dy te dënuar kanë mbetur të asfiksuar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa probleme ne frymemarrje per shkak te tymit kane shfaqur edhe te denuar te tjere.Marios Habili mësohet se është në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në repartin e djegieve në Tiranë ne QSUT, ndërsa një tjetër i dënuar sërish me dëmtime më të rënda krahasuar me 15 të burgosurit e tjerë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në spitalin e Durrësit.Në vendngjarje kanë mbërritur menjehere zjarrfikëse nga Tirana dhe Kavaja, te cilat brenda nje kohe te shkurter kane mundur te vene ne kontroll situaten, duke shmangur çdo tragjedi te mundshme.Policia e Kavajës dhe FNSH-ja e Fierit kanë grupuar të burgosurit në një pavion të vetëm, ku dhe po mbahen nën masa të rrepta sigurie. Nga ana e policise kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.Sipas informacioneve që vinë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, burgu i Rrogozhinës aktualisht ka një kapacitet prej 460 të burgosurish.