Maskat godasin sërisht në Shkodër, grabitet me armë kazinoja dhe dyqani i celularëve
Tjetër grabitje me armë dhe maska në vend. Një kazino në qytetin e Shkodrës ka qenë shënjestra e radhës për grabitje.Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në bulevardin 'Zogu i Parë' në lagjen Parrucë, ku 2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një kazino në pronësi të shtetasit Manfred Qerimaj.Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë nga kazinoja shumën prej 600 mijë lekëve të reja, për tu larguar menjëherë nga vendngjarja.Po sipas policisë së Shkodrës gjatë natës është grabitur edhe dyqani i një kompanie celulare në lagjen 'Vasil Shanto', ndërsa nuk dihet lidhur me dëmin e shkaktuar në këtë biznes.Ndërkaq policia e Shkodrës njofton edhe për një zjarr në një shkollë 9 -vjeçare. Zjarri është regjistruar rreth orës 00.30, në Fshatin Shelqet, Komuna Bushat e rrethit Shkodër , i cili ka lënë pas dëme të konsiderueshme në katin e dytë të ndërtesës se shkollës.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e PMNZ dhe shërbimet e policisë. Po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për sqarimin e shkaqeve të zjarrit.