Të rinjtë, të varur nga teknologjia

Teknologjia ne te gjitha format e saj, por sidomos ajo e telefonave celulare, smartfone, android, tabletet e prodhuara nga kompanite me te medhaja boterore, kane ndikuar ndjeshem ne stilin e jetes se diteve te sotme.Te rinjte dhe jo vetem, jane te apasionuar mbas smartfoneve te fundit dhe ndonje prej tyre eshte edhe i vetedijshem per efektin e teknologjise .Edhe pse neper rruge sheh ngado njerez qe flasin ose shkruajne sms ne telefonat e tyre celulare smartfone, ka edhe nga ata te rinj qe nuk e ndjekin progresin e tyre aspak.Siç vihet re tashme, rrjetet sociale dhe lidhja e drejtperdrejte e tyre me smartfonet e rinj, kane bere qe jeta virtuale te marre akoma me shume rendesi.